“Lidhjet e favoret politike e financiare po e prekin edhe Gjykatën Kushtetuese”

Aktuale

“Lidhjet e favoret politike e financiare po e prekin edhe Gjykatën Kushtetuese”

Nga: A.M. Më: 6 korrik 2018 Në ora: 20:32
Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë zgjedhur Remzije Istefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha si gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtim të Politikave Ballkanike ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, për të cilin ka thënë se e meritojnë një vërejtje edhe nga vendoret, por edhe nga ndërkombëtarët.

Postimi i plotë:

Treshes per Gjykate Kushtetuese krahas Remzije Istrefit dhe Nexhemdin Rexhepit ( te cilin nuk e njoh por shume njerez kane fjale te mira) i mungon emri i Vigan Qorrollit. Bile bile u be fushate kunder tij. Lidhjet e favoret politike e financiare po e prekin edhe Gjykaten Kushtetuese. Berja e Gjykates teresisht vendore meritonte emerimin e me te mireve. Kuvendi e meriton nje verjetje te madhe per kete, vendore e nderkombetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat