Gashi: Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e luftës, s’harrohen Jasharajt e Reçaku

Aktuale

Gashi: Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e luftës, s’harrohen Jasharajt e Reçaku

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 09:03
Dardan Gashi

Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Një ditë pasi në media qarkulluan lajmet për amnisti të mundshme mes dy shteteve që njëzet vite më parë zhvilluan luftë të përgjakshme ku u masakruan, vranë e u zhdukën shumë shqiptar, zëvendëskryeministri, Dardan Gashi, thotë se falja është e pamundur.

Edhe pse për këtë pikë Presidenca e Kosovës ka thënë se mund të ketë amnisti, e që mund të jetë edhe temë disktimit në fazën e fundit të dialogut mes dy presidentëve.

Gashi në një intervistë për media tha se nuk ndodhë askund në botë që të amnistohen krimet ndaj një popullate, por që mund të këtë falje vetëm për individët.

Duke folur për masakrat e kryera nga forcat serbe Gashi shtoi është e papranueshme që të ketë amnisti për masakrën e Reçakut, e Jasharajve, por edhe të familjeve të cilët humbën në luftë më të dashurit e tyre.

“Duhet të kemi parasysh që krimet ndaj njerëzisë ose krimet e luftës nuk mund të amnistohen, nuk amnistohen as tek ne dhe askund tjetër në botë, mund të amnistohen krimet individuale ose të fshihen listat e ndryshme ku njerëzit përfshihen padrejtë siç janë të Interpolit, mirëpo nuk mund të ketë amnisti”.

“Shembull për Reçakun për ata që e kanë krijuar dhunën në Reçak apo familjes së Jashari sepse këto janë krime të rënda për të cilat nuk mund të ketë amnisti, por mund të ketë amnisti për njerëzit me uniformë që në luftim e sipër kanë shkaktuar dëme njerëzit mirëpo që janë pjesë e luftës, prandaj nuk besoj se do të mund të shkohet në mënyrë ekstreme në zhbërjen e asaj çfarë ka ndodhë”, tha Gashi.

Gashi foli edhe për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tij, nuk mund të ketë një Republikë Serbë brenda territorit të Kosovës, por një mekanizëm, i cili kujdeset për qeverisjen.

“Bashkimi Evropian është pajtuar qysh në fillim dhe është pjesë e dokumentit ku thotë se Asociacioni duhet të jetë pjesë në kornizë kushtetuese dhe nuk mund të jetë jashtë kornizës së kushtetutës së Republikës së Kosovës. Nuk ka kurrfarë presioni, ne presim që edhe çështja e asociacionit të zgjidhet në kuadër të bisedimeve me Beogradin, por gjithmonë duke e pasur parasysh qe duhet të ruhet fryma dhe korniza e kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“…nuk mund të ketë tani një Republikë Serbe brenda territorit të Kosovës, mund të ketë një asociacion i cila përkujdeset për disa elemente të qeverisjes, por nuk mund të ketë një asociacion me polici të vet ose institucione përcjellëse, sepse shteti i Kosovës i ka dy nivele të qeverisjes, qendror dhe lokal, nuk ka asgjë në mes dhe nuk e parasheh kushtetuta sepse nuk kemi të drejtë të pranojmë diçka që është jashtë Kushtetutës”, shtoi Gashi.

Ndërsa, sa i përket udhëheqjes së bisedimeve Prishtinë-Beograd nga presidenti Hashim Thaçi, Gashi thotë duhet të respektohet autoritetit i tij kushtetues.

Gashi tha se nëse nuk iu pëlqen presidenti si udhëheqës i dialogut, atëherë duhet të fillohet procesi i shkarkimit të tij.

“Me Kushtetutë presidenti i Kosovës edhe e përfaqëson Kosovën jashtë edhe ka të drejtë në nënshkruaj ose të marrë pjesë në bisedime të tilla, pra nuk është se presidenti Thaçi është duke bërë ndonjë shkelje sa i përket rolit të tij institucional. Natyrisht që presidenti Thaçi do të duhej të kishte një konsensus më të gjerë politik sepse do të i ndihmonte procesit edhe atij vetë si individ dhe ka një konsensus sa i përket përfaqësimit instucional që duhet të jetë presidenca, duhet të jetë parlamenti i përshirë në bisedime, duhet të jetë qeveria edhe partitë politike”, shtoi ai.

Gashi tha se është e çuditshme se si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke e kundërshtuar presidentin që të zhvilloj këto bisedime pasi që në fillim po e njëjta parti ka qenë mbështetëse e të për president.

“Një pjesë e opozitës, në këtë rast LDK-ja me të vërtetë është çudi kur LDK-ja sot del me kundërshtuar Hashim Thaçin dhe e dimë që ata këmbët i kanë thyer me e bërë Hashim Thaçin president dhe kanë hy në konflikte të brendshme partiake. Kanë bërë shit-blerje të postës dhe politikës, sot i kemi dy ambasadore të ish LDK-ës që janë rrjedhojë e këtyre bisedimeve të presidentit Thaçi”

“…sot po e njëjta parti me dalë me kundërshtuar legjitimitetin e të njëjtit njeri që deri pak më shumë se një viti nuk kanë lënë gjë pa bërë për ta bërë president, tani duhet LDK ose disa individë të LDK-së të sqarojnë opinionin se si u bë i keq tash për një kohë kaq të shkurtër, kurse LDK është parti institucionale që duhet të respektoj institucionet dhe presidenti është institucion”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat