Krasniqi: Kosova ka nevojë për një bashkim të Socialdemokratëve

Aktuale

Krasniqi: Kosova ka nevojë për një bashkim të Socialdemokratëve

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 23:30
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se të gjitha rrethanat politike tregojnë se vendit i duhen bashkimi socialdemokrat dhe konsensusi nacional.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Po bashkimit socialdemokrat, jo çdo forme të barikadimeve vetëm për pushtet!

NISMA Socialdemokrate ka kohë që është duke e vezhguar situatën politike në vend dhe zhvillimet e qëndrimet politike rreth e për Kosovën.

Të gjitha rrethanat politike dhe jo vetëm ato na tregojnë se vendit i duhen: bashkimi socialdemokrat dhe konsensuesi nacional.

Se pari, një bashkim i të majtës ideologjike ( socialdemokratike), fjala është për socialdemokratët e bindjeve dhe jo të fjalëve .

Se dyti, dhe kryesorja, vendit i duhet krijimi i një konsensuesi vërtetë nacional, që donë me thënë jo barikadim: pozitë - opozitë, por bashkim politik për interesin nacional i cili shkon përtej çdo ndarje ideologjike a politike.

Barikadimet e deri tashme politike veç sa e kanë dëmtuar vendin dhe ketë e kemi parë se çka prodhon!

Realiteti që po e jetojmë është dëshmia më e mirë.

Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një bashkim të Socialdemokratëve dhe qeverisjen e vendit nga ta! Kjo është më shumë se e qartë.

Politikat socialdemokrate mbetet shpresa për ndërtimin e shtetit të se drejtës, shtetit të dijës e të zhvillimit, shtetit të drejtësisë sociale! Prandaj e vendosa ketë si hap të parë.

Kjo u duhet qytetarëve dhe ata janë sovrani që mund ta vendosin ketë! Ndryshimin duhet e mund ta bëjnë vetëm qytetarët.

Por, kjo nuk duhet që t’i pengojë socialdemokratet që të ndihmojnë krijimin e konsensusit nacional. Përkundrazi duhet ta ndihmojnë fortë formimin e konsensusit të përgjithshëm politik. Konsensuesi u duhet të gjithve.

NISMA Socialdemokrate angazhohet fortë për këto dy çështje të interesit kombëtar!

Për krijimin e konsensuesit nacional, kërkohet angazhimi i të gjithve, e mbi të gjitha i atyre që mendojnë se kanë kontribuar shumë për të ardhur deri këtu.

Le t’i ndihmojnë edhe të tjerët që të japin kontributin e tyre! Këtu e kanë rastin që t’i tregojnë virtytet e tyre fisnike!

Skënderbeu i vlerësonte shumë njerëzit e virtytshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat