Arifi: Koalicioni e mbështetë Thaçin kryenegociator, duhen bisedime me opozitën

Aktuale

Arifi: Koalicioni e mbështetë Thaçin kryenegociator, duhen bisedime me opozitën

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:14
Thaçi dhe Haradinaj

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, thotë se koalicioni e mbështet Presidentin, Hashim Thaçi, për kryenogociator të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. Pas qëndrimit të LDK-së kundër formatit të ri të dialogut, Arifi beson se do të gjendet një zgjidhje tjetër por thekson se kompetentë për këtë punë janë janë: Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë kishte trokitur në derën e Isa Mustafës, për të mësuar përfundimisht nëse partia më e madhe opozitare do ta mbështesë idenë e koalicionit aktual qeverisës, për Hashim Thaçin kryenegociator të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Edhe pas kësaj përpjekje,  mbrëmë koalicioni nuk mori përgjigje pozitive nga Mustafa siç kishin marrë për Demarkacionin. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që anëtarët kryesorë të kësaj partie patën për ta mbështetur Thaçin në këtë proces, theksoi se Presidenti nuk do ta gëzojë përkrahjen e partisë së tij dhe se vendimi në fjalë është unik.

Media raportoi se të shtunën mbrëma Kryeministri Ramush Haradinaj ka dëgjuar refuzimin e Isa Mustafës, për formatin aktual të dialogut me Serbinë.

Pas kësaj, media ka kontaktuar me shefin e stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifin, i cili tha se koalicioni e mbështet Hashim Thaçin për kryenegociator të bisedimeve, përderisa thotë se për të marrë pëlqimin edhe të opozitës duhet që përmes bisedimeve të gjendet një zgjidhje.

“Qëndrimi i koalicionit është ky që e di krejt Kosova që e mbështet Thaçin për ta udhëhequr dialogun”, tha Arifi të dielën.

Beson se koalicioni do të gjejë një tjetër zgjidhje.

“Unë personalisht nuk jam pjesë e këtij procesi i takon lidëreve politikë me ardhe deri te një zgjidhje, besoj se duket me u gjetë një zgjidhje. Edhe duhet me bisedu, e kam problem me vlerësu qëndrimin e një lideri të partisë opozitare. Besoj që duhet me vazhdu bisedimet për me u gjetë një zgjidhje”, thotë Arifi më tej.

Ai theksoi se për të ardhur deri të kjo zgjidhje, kompetentë për këtë punë janë: Kadri Veseli, Ramush Haradina, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj etj.

LDK përfundimisht nuk do ta mbështes Hashim Thaçin për udhëheqës të dialogut Kosovë-Serbi, kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i partisë, Isa Mustafa.  Isa Mustafa ka thënë se LDK mbetet unike në kundërshtimin e këtij formati të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat