Nga kompania e autobusit të aksidentuar në Suharekë japin detaje si ndodhi aksidenti

Aktuale

Nga kompania e autobusit të aksidentuar në Suharekë japin detaje si ndodhi aksidenti

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:01
Aksidenti i rëndë që ndodhi këtë të diel në magjistralen Suharekë-Duhël, mbetën të vdekur pesë persona.

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në orën 13:21 minuta më magjistralen Suharekë-Duhel.

Nga aksidenti në fjalë humbën jetën pesë persona, në mesin e tyre tre fëmijë.

Aksidenti ndodhi në mes një veturë të tipit BMW dhe një autobusi, linjë e cila niset nga Prishtina për Prizren dhe anasjelltas.

Ndërkohë media ka kontaktuar menaxherin e kompanisë ‘Bress Tours’ Fikrim Salihun.

Salihu me këtë rast ka deklaruar se autobusi i kompanisë së tyre ka qenë në rregull, pra jo në shpejtësi.

“Aksidenti ka ndodhur nga mos përshtatja e shpejtësisë së veturës, pra ka ardh me shpejtësi në drejtim të autobusit. Nuk është përshtat shpejtësia, ka rrëshqit vetura edhe ka shku u aksidentu tek autobusi i cili ka qenë në rrugë të vetën. Këtë gjë e ka konfirmu edhe policia, që autobusi ka qenë krejt në rregull”, ka thënë Salihu.

Gjithashtu ai në emër të kompanisë u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimave nga ky aksident.

“Neve na vjen shumë keq për familjen, I shprehim shumë ngushëllime. Sinqerisht na vie shumë keq”, ka thënë Salihu.

Ndryshe në bazë të burimeve të mediave, viktimat e këtij aksidenti janë nga fshati ‘Sopi’ të komunës së Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat