Pamje të dhimbshme: Vdekja e familjes 5-anëtarëshe, familjari nuk mund t’i përmbajë lotët

Aktuale

Pamje të dhimbshme: Vdekja e familjes 5-anëtarëshe, familjari nuk mund t’i përmbajë lotët

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 20:35
Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.

Familja pesë anëtarëshe që u aksidentua sot, jetonte në Zvicër, kryefamiljari ishte 32 vjeç

Është tejet i mërzitur pasi humbi pesë anëtar të familjes në aksident trafiku.

Në magjistralen Prizren-Prishtinë, në mesditë humbën jetën pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Suharekës.

Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.

Njëri nga familjarët e viktimave, për T7 thotë se të ndjerët kishin ardhur për pushime në Kosovë pasi që jetonin në Zvicër.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e Forenzikës dhe Policia.

Aksidenti ka ardhur kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin ku humbën jetë pesë persona 
Pasi organet e rendit kryejnë punën e tyre magjistralja filloj të zhbllokohet.

Trupat e pajetë të pesë anëtarëve të vdekur të familjes Sadikaj janë dërguar për Obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat