Alarmon ish deputeti: Kosova po i nënshtrohet Serbisë, 213 milionë është eksporti nga Serbia për gjashtë muaj

Aktuale

Alarmon ish deputeti: Kosova po i nënshtrohet Serbisë, 213 milionë është eksporti nga Serbia për gjashtë muaj

Nga: N. Sh Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Ish deputeti i Kosovës, profesori Muhamet Kelmendi thotë se, Kosova po i nënshtrohet ekonomikisht Serbisë, gjë që krijon nënshtrimin politik dhe juridik të vendit.

Përmes një postimi në facebook, Kelmendi thotë se, vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018 Kosova ka importuar 213 milionë mallra nga Serbia, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, eksporti i Kosovës, është 20 herë më pak, pra vetëm 15 milionë.

Kelmendi ka një inde se si të veprohet për këto mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Lexojeni të plotë postimin e Muhamet Kelmendit:

Nenshtrimi ekonomik i Kosoves ndaj Serbise krijon edhe nenshtrimin politik dhe juridik te vendit

Ne raport me shtetin serb, jo vetem ne fushen politike, por ne vecanti ne ate ekonomike, Kosova eshte teresisht e nenshtruar ndaj shtetit serb.

Firmat e Kosoves, si ETC, Devolli, Superviva, Vivafresh, Interex, HIB, Albi Mall, Emona etj., te mbeshtetur ne faktin e perfitimeve me cdo kusht, e kane bere vartesine totale ekonomike te Kosoves nga Serbia.

Te dhenat flasin se Kosova vetem ne (6) gjashte mujorin e pare te vitit 2018 ka importuar mbi 213 milione mallra nga Serbia. Po keshtu konstatohet se eksporti nga Kosova ne Serbi eshte vetem 15 milione, apo 20 here me pak.

Ky disproporcion tregon nje vartesi totale ekonomime te Kosoves nga Serbia. Ketej, krijohet edhe baza e vartesise politike e juridike, e cila ka lidhje te dtejtperdrejt me vartesine ekonomike.

Gjendja e tille obligin Qeverin e Kosoves ne marrjen e masave ne dogana dhe ne taksa duke i rritur per te ndaluar kete importim te pakontrolluar dhe shume te rrezikshem edhe per shtet.

Ketu duhet te sherbeje si shembull politika ekonomime e SHBA-ve kundruall UE, Kines, Kanades, Mexikes etj, ku Qeveria e Presidentit Tramp i ka rritur taksat deri ne 25% per te bere barazimin me mallrat e vendit, respektivisht te HBA-ve.

Mbi kete politike ekonomimd kerkohrlet te vepron edhe Qeveria e Kosoves.

Mallrat serbe duhet per te hyre ne Kosove te nenshtrohen dy veprimeve te domosdoshme:

1. Kontrollit te kualitetit te mallrave, sepse keto mallra, duket se nuk e kane kualitetin e duhur, nga se prodbohen ne linja te vecanta per tregun e Kosoves dhe

2. Kerkohet qe Qeveria te rrite doganen dhe taksen per mallrat e tilla ne permasa te barazimit me mallrat e vendit per te qene kokuruese ne treg.

Keto masa do te bejne barazimin e mallrave me treg. Perndryshe, duke ia lene kete veprim mafiozet kriminal, te tipit te ETC, Devollit etj., vetem kriminalitet do te kete dhe vartesia eshte ne maksimum

Keta mafioze ndalen me masa te politikes fiskale dhe me masa penale. Nese keto dy masa nuk veproje, krimi nuk njehe kufi dhe vartesia e Kosoves ndaj Serbise behet totale. Keshtu po veprohet aktualisht.

E kete duhet ndalur.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat