Seanca e radhës e Kuvendit mbahet të enjten

Aktuale

Seanca e radhës e Kuvendit mbahet të enjten

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:59
Mbledhja e Kryesisë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 12 korrik. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Sipas kumtesës për media nga Zyra për Media e Kuvendit, në këtë seancë pritet të shqyrtohen disa projektligje, e po ashtu do të votohet edhe për pikat e mbetura nga seancat e mëparshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat