Ish- eprori i UÇK-së, pyet Thaçin: President ju e njihni, trego kush është informatori i UDB-së “Miki” që e përcillte familjen e Adem Jasharit?

Aktuale

Ish- eprori i UÇK-së, pyet Thaçin: President ju e njihni, trego kush është informatori i UDB-së “Miki” që e përcillte familjen e Adem Jasharit?

Nga: N. Sh Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:16
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish- eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një shkrimi në Facebook, kërkon publikisht nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin se si UBD-ja dhe KOS serb kishin depërtuar në radhët e UÇK-së dhe kush ishte informatori i koduar “Miki”, që sipas tij ,presidenti Thaçi e njeh shumë mirë.

Miftari thotë se, ky informatori me emrin e koduar “Miki” ishte i porositur që ta përcjellte familjen legjendare të Adem Jasharit, transmeton gazeta “Bota sot”.

Miftari, pyet presidentin Thaçi se sa kriminelë serbë janë dënuar, ose arrestuar për krime të luftës dhe sa tradhtarë të UDB-së janë arrestuar.

Lexojeni postimin e Naim Miftarit në Facebook:

President edhe pse nuk të flasin dhe nuk ju pranojnë brenda familja e ndritshme kombëtare Jashari, ju si ish lider i UÇK pastaj si ish spiun Francez i shërbimit sekret DGSE, pastaj edhe shumë vite si i pari i Qeverisë si kryeministër, pastaj si pronar i SHIK-ut, tani edhe si kryetar shteti dhe pronar i policisë dhe AKI ... ju takon edhe moralisht edhe kombëtarisht nëse  jeni shqiptar i vërtet të ja shpjegoni së paku kësaj familje që ishte pishtari i lirisë që e gëzojmë sot pasi ju me gjitha këto funksione kyçe ju duhet të keni informacione se si kishte depërtuar me informator UDB-KOS serbë në radhët e UÇK si merrnin informacione dhe kush ishte informatori i koduar si "MIKI"(ju president e njihni shumë mirë) i porositur ekstra për ta përcjell familjen e Shaban, Hamëz e Adem Jasharit saqë pos informativ tjera edhe numrin e këpucëve, çizmeve ushtarake, opingave dhe nalleve që ishin para Odes të Jasharajve ja raportonte direkt UDB shërbimit sekret serb dhe KOS shërbimet sekret ushtarak serb në korpusin e Prishtinës.

Si dhe kush i hodhi në prit të UDB bashkëluftëtarët e Adem Jasharit në mes Drenicës në fshatin e Azem Galices (në Galic) Besim Ramen dhe Avni Nuren pak para se të përgatitej sulmi dhe vrasja e familjes Jashari dhe UÇK në Prekaz.

Si ish kryeministër i shtetit shumë vite pastaj tani si kryetar i shtetit sa kriminel serb i keni dënuat arrestuar për krime lufte gjer sot, pastaj sa tradhtar që tradhtuan vendin ton vranë komandantët e luftës ne prita me ndihmën e  UDB dhe KOS sa keni arrestuat apo dënuat nga ata tradhtar gjer sot.

Kush ishte MIKI epror i UÇK sot veteran i UÇK dhe super milioner që gjatë luftës shërbimi sekret serb me vetura të errëta e shëtiste nëpër restorantet serbe si Beli Dvor Qagllavic, TROJKA Leposaviq dhe Narcis Brezovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat