Albin Kurti tregon se cilat janë etapat kyçe për dialogun me Serbinë

Aktuale

Albin Kurti tregon se cilat janë etapat kyçe për dialogun me Serbinë

Nga: N.A Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:09
?Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se cilat janë etapat përgatitore për dialogun me Serbinë

Tutje Kurti ka shkruar se edhe çdo lloj debati për këtë dialog duhet të bëhet në Kuvend, me familjarët e të pagjeturve, si dhe me BE-në si ndërmjetësues

Gjithashtu i pari i VV-se ka thënë se ekipi i Kosovës duhet te këtë strategji dhe udhëheqës

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë

Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgaditore janë të domosdoshme në Kosovë:

1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;
2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;
3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;
4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.

Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:

1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;
2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;
3) Me BE-në si ndërmjetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat