Ambasadorja Çitaku reagon pas takimit Thaçi-Medvedev

Aktuale

Ambasadorja Çitaku reagon pas takimit Thaçi-Medvedev

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:50
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka vlerësuar një bashkëbisedim që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati sot me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Çitaku nëpërmjet Twitter komentoi takimin që ndodhi për herë të parë.

“Tani, ky po që është lajm. Për herë të parë, Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë nën të njëjtën çati, duke bashkëbiseduar. Ndodhi sot në Ankara”, shkroi Çitaku.

Takimin me kryeministrin rus Thaçi e ka konsideruar si një mundësi për të vendosur komunikim fillestar mes dy vendeve.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”, deklaroi Thaçi pas takimit me Medvedev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat