Thaçi: Avramopoulos më konfirmoi se lajmet e mira për viza nuk do të vonojnë

Aktuale

Thaçi: Avramopoulos më konfirmoi se lajmet e mira për viza nuk do të vonojnë

Nga: G.B Më: 9 korrik 2018 Në ora: 21:13
Hashim Thaçi dhe Dimitris Avramopoulos

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar edhe me Komisionerin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, gjatë qëndrimit në Turqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Avramopoulos i ka konfirmuar se lajmet për viza për qytetarët e Kosovës nuk do të vonojnë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Edhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë.

Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat