Samiti BE-Ballkani Perëndimor vazhdon në Londër

Aktuale

Samiti BE-Ballkani Perëndimor vazhdon në Londër

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 07:47
?Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Në Londër po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ngjarjet qendrore të Samitit fillojnë sot me pritjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, Theresa May për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, dhe vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit evropian.

Po ashtu, do të mbahet edhe sesioni plenar i kryesuar nga kryeministrja britanike, ku do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019. Në këtë sesion plenar, para të pranishmëve do të flasin kryeministri, polak Mateush Moravjecki, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe eurokomisari Johaness Han, të cilët do të flasin në temën “E ardhmja e Procesit të Berlinit”.

Programi zyrtar i Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të përfundojë me pritje për të gjitha delegacionet në pallatin Sejnt Xhejums, të cilën do ta organizojë pinci Çarlls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat