Zbulohet synimi i Serbisë: Marrja e veriut të Kosovës për transformimin e FSK në ushtri!

Aktuale

Zbulohet synimi i Serbisë: Marrja e veriut të Kosovës për transformimin e FSK në ushtri!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 korrik 2018 Në ora: 09:08
Mitrovica veriore

Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava thotë se Kushtetuta e Kosovës është problemi i mos krijimit të ushtrisë së Kosovës, apo transformimi të FSK në ushtri.

Tërnava pohon se plani i Ahtisarit i cili është përfshi në Kushtetutën tonë, iu ka dhënë kompetenca të jashtëzakonshme Listës Serbë, të cilët në Parlamentin e Kosovës janë gjithsej 10 deputet, ndërsa 8 prej tyre duhet të pajtohen për formimin e ushtrisë, që i bie 80%.

Image
Hajrullah Tërnava

“Pra, pa pajtimin e 80% të kësaj Listë nuk mund të formohet ushtria e Kosovës, po edhe që votojnë të gjithë përfaqësuesit e Parlamentit. Pengesë e rëndësishme në këto kohëra për formimin e ushtrisë janë, negociatat që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës, e që Serbia tenton që mes këtyre negociatave të fitoj një pjesë të territorit të Kosovës, në këtë rast veriun, dhe po e fiton këtë pjesë Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës, gjë që tani ma nuk do të paraqiten këto pengesa të formimit të ushtrisë. Secili shtet i pavarur është e kuptueshme me pas ushtrinë e saj”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, ky procesi i formimit të ushtrisë është stërzgjatur, por situatat politike në Ballkan janë të tilla, që edhe nuk janë në tërësi të gatshme për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sepse nuk i kemi plotësua kriteret e parapara që i kërkon BE-ja, e sidomos tani luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Eksperti i sigurisë, tutje shton se Amerika dhe BE-ja duhet të bëjnë çmos për ta detyruar Serbinë me e njohur pavarësinë e Kosovës, pas këtyre bisedimeve që janë tani duke i zhvilluar.

“Me një njohje të tillë nga ana e Serbisë do të iu hapet mundësia që edhe pesë shtetet e tjera të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë njohjen dhe Kosova shumë shpejt do të rrugëtoj drejt BE-së dhe anëtarësimit të saj në OKB si dhe në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, pohon ai.

E sipas ti, për ti arritur këto kritere që i kërkon Bashkimi Evropian, Qeveria e Kosovës duhet të bëjmë çmos në këtë drejtim, pra në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Me arritjen e këtyre kritereve, tani i hapen rrugët edhe formimit të ushtrisë realisht transformimit të FSK-së në ushtri”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat