KFOR-i mbetet në Kosovë

Aktuale

KFOR-i mbetet në Kosovë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:50
Zëvendës sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller

Zëvendës sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, tha sot në Bruksel se KFOR-i nuk do të tërhiqet nga Kosova dhe se në samitin e ardhshëm të Aleancës Veri-atlantike do të ketë një angazhim për të vazhduar misionin paqeruajtës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve serbë lidhur me uraniumin e varfëruar, Gottemoeller thotë se si NATO dhe Kombet e Bashkuara në vitin 2001 kryen hetime themelore shkencore që kanë vërtetuar se uraniumi i varfëruar nuk ka ndikim në shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat