Ilir Deda: Shteti po bën show me kërcenuesit e sigurisë nacionale!

Aktuale

Ilir Deda: Shteti po bën show me kërcenuesit e sigurisë nacionale!

Nga: N. Sh Më: 10 korrik 2018 Në ora: 15:23
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda e ka komentuar arrestimin dhe lirimin e menjëhershëm të kërcënuesve të sigurisë nacionale, siç e quan ai.

Sipas tij, kur dikush e kërcënon sigurinë nacionale shteti ose e arreston ose nuk bën show me arrestime.

“Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për “kërcënim të sigurisë nacionale” - ja i arreston me të vërtetë sepse po e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë - nuk bën show fare me arrestime.

Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë.

Përndryshe, edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale””, shkruan Deda në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat