Arben Gashi reagon ashpër pas arrestimit dhe lirimit të serbëve, ja çka thotë për Kadri Veselin?

Aktuale

Arben Gashi reagon ashpër pas arrestimit dhe lirimit të serbëve, ja çka thotë për Kadri Veselin?

Nga: N. Sh Më: 10 korrik 2018 Në ora: 15:41
Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të Kosovës për arrestimin dhe pastaj lirimin e menjëhershëm të pesë serbëve, mëngjesin e sotëm.

Gashi thotë se, si mund të merret seriozisht një shtet të cilin kryetari Kuvendit e konsideron vetën kompetent për këtë lloj vendimi.

“Show i radhes me arrestime per rrezikimin e sigurise nacionale!

Si mund te merret seriozisht nje shtet ne te cilin Kryetari i Kuvendit e konsideron veten person kompetent per kete lloj vendimi?!”, shkruan Gashi transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat