Deputetët vizitojnë grevistët e gjyqësorit

Aktuale

Deputetët vizitojnë grevistët e gjyqësorit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:40
Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni

Një delegacion i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni ka vizituar sot punëtorët e administratës së gjyqësorit të cilët janë duke mbajtur grevë.

Këshilli grevist njoftoi anëtarët e komisionit se nga data 4 korrik, kur edhe ka filluar greva, nuk kanë pasur asnjë vizitë nga niveli qeveritar.

Përfaqësues të Këshillit njoftuan anëtarët e komisionit me kërkesat e grevistëve, të cilat kishin të bënin me ngritjen e pagave, rregullimin e statusit të veçantë të tyre, si dhe përvojën e punës, në mënyrë që, sipas tyre, të kthehet dinjiteti i punëtorëve në gjykata dhe prokurori. 

 Anëtarët e komisionit, duke i cilësuar si të drejta kërkesat e punëtorëve, ofruan mbështetjen e tyre dhe kërkuan që këto kërkesa të plotësohen sa më parë.

 Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit dhe Këshilli grevist u dakorduan që nesër, në orën 12:00, të mbahet një takim i përbashkët në ndërtesën e Kuvendit, ku i ftuar do të jetë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe Naim Shala, kryetar i Sindikatës së Grevistëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat