Zyrtari i NATO-s: Nuk e kuptoj pse Serbia është e zemëruar me Malin e Zi

Aktuale

Zyrtari i NATO-s: Nuk e kuptoj pse Serbia është e zemëruar me Malin e Zi

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:34
KFOR

Është logjike që anëtarët e NATO-s të marrin pjesë në misionet e KFOR-it. Serbia kërkon që ky mision të mbetet në Kosovë, për këtë arsye është e palogjikshme që dikush të ketë frikë të dërgojë oficerë në këtë mision, tha një zyrtar i paidentifikuar i NATO-s për Blicin serb.

Ai bëri këtë vlerësim, pasi disa zyrtarë të qeverisë serbe shprehën zemërimin e tyre dhe e vlerësuan si akt armiqësor nga Mali i Zi dërgimin e zyrtarëve të këtij shteti në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Zyrtari i NATO-s po ashtu ka theksuar se “nuk e kuptoj pse Serbia është e zemëruar me Malin e Zi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat