Haradinaj takon edhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar

Aktuale

Haradinaj takon edhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2018 Në ora: 21:46
Ramush Haradinaj dhe Theresa May

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot më Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se mbështetja nga Britania e Madhe “është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar”.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedim përmbajtësor dhe i frytshëm me Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër.

Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe është koha që të fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat