Hoti mbështetë minatorët e Trepçës: Do ta ndalim këtë draft status!

Aktuale

Hoti mbështetë minatorët e Trepçës: Do ta ndalim këtë draft status!

Nga: N. Sh Më: 11 korrik 2018 Në ora: 10:01
Trepça

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka mbështetur minatorët e Trepçës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se minatorët janë gardianë të kësaj ndërmarrje si deh draft statusi i Trepçës ka lënë jashtë asete të rëndësishme.

Ai thotë se Qeveria duhet ta tërheq këtë draft, por sipas tij Qeveria po insiston me  çdo kusht që ta procedoj atë.

Ky është statusi i plotë i Avdullah Hotit:

Ne mbeshtetje te minatoteve te Trepces

Minatoret jane gardiane te kesaj ndermarrje. Draft statuti i Trepces ka lene jashte asete te rendesishme te kesaj ndermarrje pa asnje sqarim. Motivi i personave qe kane bere kete skandal shpejt do te behet i njohur.

Pas insistimeve tona ne Kuvend dhe ne Komisionin Parlamentar, Qeveria do te duhej ta terhiqte kete draft. Perkundrazi, Qeveria po insiston me cdo kusht qe ta procedoje ate. Do ta ndalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat