Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij Anitën kanë vizituar ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, pasi që i është ishte shtruar në spital.
Ai në postimin e tij në Facebook ka shkruar se Pagarusha po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.
Postimi i plotë:
Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.
Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.
E paçim dhe gjatë me shëndet!
RH