Lepaja: Mos e (keq)përdorni flamurin shqiptar, duke e valëvitur ku nuk e ka vendin

Aktuale

Lepaja: Mos e (keq)përdorni flamurin shqiptar, duke e valëvitur ku nuk e ka vendin

Nga: G.B Më: 12 korrik 2018 Në ora: 09:07
Fadil Lepaja

Opinionisti Fadil Lepaja ka reaguar lidhur me festën që është bërë për fitoren e Kroacisë në Kampionatin Botëror, ku ditë më parë një tifoz kroat e largoi flamurin shqiptar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lepaja ka thënë se nëse janë gëzuar për fitoren e Kroacisë, të festojnë me flamur kroat dhe jo me atë shqiptar, që ta përdorin ku nuk e ka vendin, përcjell Bota sot.

Për këtë ai ka thënë që të mos përsëritet rasti i njëjti ku flamuri shqiptar të largohet nga tifozët kroatë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mos e (keq)përdorni flamurin shqipëtar, duke e valvitur ku nuk e ka vendin. Nëse si shqipëtar jeni gëzuar për fitoren e Kroacisë, valviteni flamurin kroat, sepse sot është festa e tyre dhe nuk është aspak turp. 
Keq me pru punën, që një tifoz shpirtëngushtë, me ta hjekë flamurin prej dore. Popujt e vegjël rrallë arrijnë suksese të tilla dhe kur kjo ndodhë, nuk duan ta ndajnë , madje as gëzimin me të tjerët. 
Sidoqoftë kroatët duket se fituan me meritë dhe urime fitoren, ndërkohë që edhe nëse dikush ka luftuar për Kroacinë, kjo nuk i jep të drejtë që të përziej simbolet e një shteti tjetër, në këtë fitore të pastër kroate.
Ishte një mësim i mirë, edhe pse i pakëndshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat