Daut Haradinajt nuk i rrihet në Komisionin për Bujqësi, kalon te Punët e Brendshme

Aktuale

Daut Haradinajt nuk i rrihet në Komisionin për Bujqësi, kalon te Punët e Brendshme

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:57
Daut Haradinaj

Grupi parlamentar i AAK-së ka zëvendësuar deputetët nëpër komisionet parlamentare.

Me propozimin e GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare u vendos që deputeti  Muharrem Nitaj të jetë kryetar i Komisionit për Bujqësi, të cilin e kryesonte Daut Haradinaj, ndërsa ky i fundit do të jetë anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme në vend të Muharrem Nitajt.

Si dhe deputeti Muharrem Nitaj do të jetë anëtar i komisionit për Zhvillim Ekonomik, në vend të deputetit Gani Dreshaj.

“U miratua ndërrimi i deputetëve”, tha kryesuesi i seancës.

Seanca po vazhdon me zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat