“Kush po bën aleancë me serbët o Daut”

Aktuale

“Kush po bën aleancë me serbët o Daut”

Nga: P.R Më: 13 korrik 2018 Në ora: 07:03
Haradinaj zhvilloi një takim me Goran Rakiq dhe Milan Radojçiq

Gjatë ditës së djeshme, në seancën e Kuvendit kishte një përplasje mes deputetit të LDK-së, Armend Zemaj dhe atij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, njëherit edhe vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, akuzoi LDK-në kinse po bën koalicion me Listën Serbe, por harroi serbët janë në koalicion me vëllain e tij, Ramushin dhe se ishin pikërisht votat e Listës Serbe ato që Haradinajn e bën kryeministër.

E për ta dëshmuar edhe njëherë aleancën me Haradnajt dhe Listës Serbe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka prit në një takim Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq, ky i fundit është i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Zvonka Veselinoviç.

E ky takim ka nxitur reagimin e analistit, Nexhat Haziri.

“Kush po bene aleance me serbet o Daut. Shefi i nëntokës kriminale në veriun e Republikes, Milan Radojçiq, hapareshet në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj. Ani Dauti, vllavi i kryeministrit thojke LDK-ja ka ba aleance me serbet. Syte jane me pa o Daut, o”, ka shkruar Haziri në faqen e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat