Deputetetë e Vetëvendosjes dhe PDK’së po përplasen rreth pjesëmarrjes në seanca të Kuvendit të Kosovës. Aty ka pasur akuza dhe kundërakuza për cështjen e mëditjeve që marrin deputetët.
Deputeti i PDK’së Hajdar Beqa ka akuzuar Kurtin se ka qëndruar në seancë vetëm sa për t’u nënshkruar dhe për të marrë mëditjen.
Ndërkohë ka reaguar deputeti i VV’së Glauk Konjufca që është edhe shef i Grupit Parlamentar të VV’së duke kritikuar Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për mungesë në seanca ndërkohë që deputetin Beqaj e ka quajtur shërbëtor të Kadri Veselit. Ndërkohë deputeti Milaim Zeka ka krahasuar deputetët me profesorët e universitetit që nuk shkojnë kurrë në ligjërata ndërkohë që mbajnë nga 5 marrëdhënie pune në univesrsitet private.