Haradinaj: Kosova gati për reformë në administratë publike

Aktuale

Haradinaj: Kosova gati për reformë në administratë publike

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 11:17
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe shefen e misionit të BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova.

Haradinaj ka thënë se reforma në Administratën Publike duhet të mbyllet në afat optimal.

Sipas tij institucionet e vendit janë në proces të finalizimit të pakos së ligjeve që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Reforma në Administratën Publike duhet të përmbyllet në afat optimal. Me qëllim të përshpejtimit të procesit të finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë, zhvilluam takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Shefen e Misionit të BE-së, Nataliya Apostolova. Institucionet e Kosovës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, janë në proces të finalizimit të pakos së ligjeve, që është shtyllë e funksionimit të shtetit dhe ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane. RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat