Zemaj: Kjo qeveri ofendon opozitën dhe tenton të shantazhojë me logjikën e përfitimit personal

Aktuale

Zemaj: Kjo qeveri ofendon opozitën dhe tenton të shantazhojë me logjikën e përfitimit personal

Nga: N.A Më: 13 korrik 2018 Në ora: 11:41
Kuvendi

Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj përmes një shkrimi në facebook ka reguar  pasi që LDK e lëshoi seancën në mungesë të kuorumit

Zemaj ka shtuar se kjo qeveri e pakicës u dëshmua se e ka bërë kuvendin jofunksional duke e humbur edhe legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë

Tutje deputeti I LDK-së ka thënë se LDK nuk do të lejojë që kjo qeveri e degradimit të vazhdojë me avazin e njetjë dhe vendin ta kthejë mbrapa

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Kryesuesi i seances në mënyrë arbitrare filloi seancën pa miratimin e rendit të ditës. Këta mashtrojnë me prezencën në sallë, ofendojnë opozitën dhe tentojnë të shantazhojnë me logjikën e përfitimit personal. Kjo qeveri e pakicës edhe sot u dëshmua se e ka bërë Kuvendin jo funksional duke e humbë edhe legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë. Qëndrimi jonë është konform përgjegjësive tona institucionale. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri e degradimit të vazhdojë me këtë avaz të njëjtë dhe vendin ta kthejë mbrapa aty ku dëshirojnë zaptuesit e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës. 
P.S
Kjo është shumica aktuale e kësaj Qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat