Ja letra e Adem Grabovcit për Ramush Haradinaj: I përmend pasuritë dhe villat në Monte Karlo dhe Dubai

Aktuale

Ja letra e Adem Grabovcit për Ramush Haradinaj: I përmend pasuritë dhe villat në Monte Karlo dhe Dubai

Nga: N.Sh Më: 13 korrik 2018 Në ora: 16:57
Adem Grabovci dhe Ramush Haradinaj

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka publikuar një letër të Adem Grabovict i cili ia kishte shkruar kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tash kryeministër Ramush Haradinaj.

Në këtë letër të publikuar Grabovci ia përmend Haradinaj pasuritë milionëshe.

Aty thuhet se, ka uzurpuar në emër të luftës shtëpi dhe banesa.

“Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale”, thuhet në letrën e publikuar nga Driton Tali, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lexojeni të plotë shkrimin e ish deputetit të Kosovës:

Pse ish xekrrue Ramushi dje me ata qe i kishin thone hajn?!

Adem Grabovcin nuk e shajti (bile i shkoi n'darsem) kur ja tha do llafe edhe ma t'shtira. Nashta ishalla jo vec per qi o hi n'koalicion me "shefat".

Nese ke harru Ramush, ja letren e Ademit.

I bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës: * shtëpinë në Pejë * banesën në Prizren * truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan * pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat