Haradinaj: Edhe opozita e përfshirë në dialog

Aktuale

Haradinaj: Edhe opozita e përfshirë në dialog

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:17
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është së bashku me udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës do të takohen me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini në Bruksel.

Po ashtu, Hardinaj ka shkruar në Facebook se edhe opozita është përfshirë në dialog.

Postimi i plotë:

Sot, në një takim të përbashkët, ne, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, unë në cilësinë e kryeministrit, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, kemi vendosur që të mërkurën, më 18 korrik, të takojmë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini në Bruksel.

Me këtë rast, do t’i konfirmojmë zonjës Mogherini përkushtimin e Institucioneve te Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë dhe, poashtu, angazhimin për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat