Panika e mediave serbe: Me këto rregulla të reja, Kosova drejtë anëtarsimit në BE

Aktuale

Panika e mediave serbe: Me këto rregulla të reja, Kosova drejtë anëtarsimit në BE

Nga: H.O. Më: 14 korrik 2018 Në ora: 09:15
Hashim Thaçi/ Mogherini

Një mënyrë e re e vendosur në Bashkimin Evropian, e njoftuar nga Komisioneri Evropian Johannes Hahn, mund të bëhet një rrugë më e shkurtër të Kosovën. Mekanizmi me të cilin hapa të caktuar drejtë anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE, nuk do të kërkojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve, mund të përdoret nga disa vende për të shtyrë Kosovën në rrugën evropiane, pavarësisht qëndrimit të disa vendeve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Mediat në Zagreb, duke iu referuar deklaratës së Hahn shkruajnë se Komisioni Evropian po përgatitet për të futur rregulla të reja që nuk kërkojnë pëlqimin e të gjithë vendeve anëtare për vendime individuale, por një shumicë të cilësuar prej 55% të shteteve anëtare.

Sipas gazetës së Zagrebit, një vendim i tillë mund ta parandalojë Kroacinë të bllokoj negociatat e Serbisë në të ardhmen, sic ishte provuar edhe më parë.

Megjithatë, cdo rregull e re mund të përdoret për Prishtinën, për shkak të vendimeve të shteteve si Spanja dhe Qipro që mendojnë se Kosova nuk mund të trajtohet si shtet i pavarur./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat