Kosova nuk duhet të ketë ekip të unitetit në negociatat e Brukselit për këto arsye

Aktuale

Kosova nuk duhet të ketë ekip të unitetit në negociatat e Brukselit për këto arsye

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2018 Në ora: 17:05
Hashim Thaçi, Bruksel

Analisti Petrit Zogaj ka dhënë nëntë pika që sipas tij Kosova nuk duhet me pas ekip të unitetit në negociatat e Brukselit me Serbinë.

Sipas tij tashmë Kosova ka 10 vjet shtet dhe nuk është viti 2005/06 kur nuk kishim dokumente qeverisëse.

Një arsye tjetër sipas analistit Zogaj është edhe kjo se cfarëdo që që të ndodhë me dialogun në Bruksel nuk preket Kushtetuta e Kosovës.

Tutje ai thotë se as Serbia nuk ka kriju një ekip të tillë.

Për më shumë, lexojeni shkrimin e tij në facebook:

Kosova nuk duhet te kete ekip te unitetit ne negociatat e Brukselit sepse:

1. Nuk eshte situata e vitit 2005/06, kur ishim ne administrim nderkombetar dhe nuk kishim institucione shteterore, pervec atyre administrative. Tashme kemi 10 vjet shtet.

2. Ne 2005/06 nuk kishim dokumente qeverisese, sot Kosova ka Kushtetute qe percakton qarte pergjegjesite e secilit institucion brenda vendit dhe cfaredo marreveshje nderkombetare, e me kete rast perfshine edhe marreveshjen eventuale me Serbine.

3. Nese eshte e vertete qe Kosova ka bere kompromise te mjaftueshme ne proces te Vjenes, dhe ato kompromise i ka inkuadru ne Kushtetute, qe i bije qe cfaredo qe te ndodhe ne dialogun e Brukselit, Kushtetuta nuk preket, pra nuk ka me kompromise tjera, atehere nuk ka kurrfare nevoje qe te kemi ekip te unitetit. Mos ju nenshtroni presionit te Presidentit Thaci, kur ky i fundit i referohet negociatave te Vjenes dhe se si PDK-ja edhe pse ne opozite, u be pjese e ekipit negociator. PDK dhe Thaci ne 2005/6, te vetmin mundesi per faktorizim e kishin nese do ishin pjese e ekipit negociator.

4. Nese mund t’i besojme Presidenti Thaci dhe Qeverise qe Marreveshja e ardhshme nuk e kalon Kushtetuten, ratifikimi i saj ne Kuvend nuk do te ishte problem sepse edhe partite opozitare kete po e kerkojne-respektimin e Kushtetutes qe kemi, pa ndryshime.

5. Nese qellimi i ekipit te unitetit eshte qe t’i kalojme pa probleme ndryshimet kushtetuese per akomodomin e autonomise, atehere, eshte pergjegjesi edhe e opozites nese nje gje e tille ndodhe.

6. Per shkak qe ekziston nje obsession i PDK-se, e kryesisht i Thacit e Veselit per ta pozicioniar LV anti-dialog ne cdo situate (anipse kjo e fundit eshte deklaruar pro dialogut me kushte) duke e pasur LDK ne ekip negociator amortizohet cfaredo reagimi per marreveshje te demshme eventualisht.

7. Sikurse ka nje obsesionim te LDK ta quan veten ‘parti institucionale,’ dhe keshtu te bashkangjitet ne cfaredo rrethanash agjendes se PDK-se, (jo vetem ne kete te dialogut). Per Kosoven dhe interesin nacional, nuk ka asgje me institucionale qe LDK te qendroj ne opozite dhe ta mbikeqyre procesin negociator shume kujdesshem.

8. Kemi pare qe Presidenti Thaci me krenari e pershkruan veten si nje negociator te shkathte, qe nuk i mungon pervoja, dija dhe guximi. Meqe i ka te gjitha keto, pse i duhet gjithe ky mobilizim dhe gjitheperfshirje? Nese del i fituar nga ky proces, le t’i merr te gjitha meritat i vetem.

9. Serbia nuk ka kriju nje ekip te tille. Per me teper, Presidenti Vucic ne shume raste ka thene qe ‘marreveshjen per Kosoven’ do ta hedhim ne referendum. Ne kete kuptim, edhe ne Kosove do te duhej me u pa referendumi si mjeti i konfirmimit per nje marreveshje me Serbine, e jo te kerkohet 2/3 ne Kuvend sepse keto 2/3 nuk eshte edhe aq veshtire te arrihen permes presionit.

Prandaj, eshte ne interes kombetar qe ne kete faze te negociatave te kemi nje ekip shume te pergatitun, (gje qe eshte i mundur te behet brenda koalicionit qeverises), por njekohesisht te kemi nje opozite shume te kujdesshme ne lidhje me marreveshjen qe do te vije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat