Drenushës, serbët në luftës ia vranë nënën dhe vëllaun, pastaj ia prenë dorën

Aktuale

Drenushës, serbët në luftës ia vranë nënën dhe vëllaun, pastaj ia prenë dorën

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2018 Në ora: 21:17
Drenusha Gashi

Se lufta e Kosovës ishte e tmerrshme u vërtetua me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme.

Pamjet nga më të ndryshme prej luftës në Kosovë, kanë temrruar secili njeri që i ka shikuar ato.

Kjo luftë la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet e torturat prej më të tmerrshmeve, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.

Imazhet e këtyre krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha të kryer mbi shqiptarët, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ndër krimet më makabre ishte edhe rasti i vogëlushes me emrin Drenusha Gashi të cilës serbët fillimisht ia vranë nënën dhe vëllanë dhe pastaj ia kishin prerë njërën dorë.

Mirëpo Drenusha e vogël arriti t’i shpëtojë këtij krimi të tmerrshëm.

Në pamjet e realizuara më 23 maj të vitit 1999 Drenusha shihet shëndoshë e mirë në Austri ku ishte trajtuar nga mjekët e atjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat