Kimete Berisha: Thaçi po i amniston vrasësit e fëmijëve shqiptarë, Haradinaj i pret në zyre kriminelët serb

Aktuale

Kimete Berisha: Thaçi po i amniston vrasësit e fëmijëve shqiptarë, Haradinaj i pret në zyre kriminelët serb

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2018 Në ora: 22:47
Kimete Berisha, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Publicistja Kimete Berisha përsëri e ka komentuar deklaratën e Ramush Haradonaj i cili ka thënë se nuk është mysliman.

Berisha thotë se Ramush Haradinaj ka të drejtë në ndihet si të donë ai, por sipas saj, ai pa e lexu asnjë libër, s’ka të drejtë nga shteti që të kërkoj me ia kthy shpinën Lindjes.

Kimete Berisha thotë se, Haradinaj kujton se është katolit kur e pinë rakinë, apo kur sillet me alltia nëpër dasma, ose kur në kabinetin e tij punëson femra me “shtiklla” 20 centimetra.

“Se kjo i bie t'ia kthesh shpinën vendljndjes së Jezu Krishtit (se Krishti nuk ka lind në Sicili, tregoni njerit), t'ia kthejë pra shpinën Izraelit (se Izraeli uk është në Perendim), Japonisë (asaj letërsisë fantastike japoneze), medicinës kineze, Konfuçit o pus, i thua Kosovës t'ia kthejë shpinën kulturës së Lindjes, sepse kujton se në Lindje ka veç myslimanë”, shkruan opinionistja Kimete Berisha, transmeton gazeta “Bota sot”.

Tutje Berisha thotë se, presidentin Thaçi derisa po i amniston vrasësit shqiptarë të fëmijëve shqiptar, Haradinaj po i pret në zyre kriminelët serbë.

“Derisa Hashim Thaçi i amniston vrasësit shqiptarë të fëmijëve shqiptarë, e Ramush Haradinaj i bën shokë e i pret në zyre kriminelët serbë, ne duhet ta heqim, sikurse Erdogan në Turqi teorinë e Darvinit nga sistemi arsimor”, shkruan ajo.

Lexojeni të plotë shkrimin e Kimetë Berishës:

Ramushi kundër myslimanëve, Hashimi i vetmuar, Kadriu i dashuruar, Edi Rama si ISIS-i...dhe na duhet një Erdogan që do ta mbronte Anton Çetën.

1. Ramush Haradinajn e kam antipati, prandaj për fatin tim të zi, një natë e çoi dreqi plus e pashë edhe ëndërr. Diqysh, unë isha ulur në një kuzhinë bojë hiri në Mitrovicë e ai më gatuante dhe shërbente drekën. Për një moment kur më shikoi në sy e pashë që i kishte sytë si dy pulla të mëdha të zeza të palltos, pa dritë.

Deri para luftës ka lu futboll me jadranka, e sot u bë me na tregu muskuj e miliona, me na nënçmu e me na humb shpresën për të jetuar në këtë vend.

Është aq stupid sa kujton se rakia dhe alltia të bëjnë evropian, modern e katolik.

Thuajse katolicizmi është fe moderne (hajt protestantizmi si i amerikanëve, po), ama katolicizmi është aq modern sa që nuk i lejon priftërinjtë m'u martu, aq shumë i prishet qejfi Zotit a martohen njerëzit a jo.

Ramushi kujton se katolik je kur e pin rakinë, sillesh si mafioz me alltia nëpër dasma, e thyen eshtra me gjuhë, dhe punëson në kabinet 'shtillka' 20 centimetra.

Ramush Haradinaj ka të drejtë të ndjehet si të dojë, samë përket mua qafën e theftë, por s'ka të drejtë (halli i tij, pa lexu libër në jetë) të kërkojë nga shteti që t'ia kthejë shpinën Lindjes.

Se kjo i bie t'ia kthesh shpinën vendljndjes së Jezu Krishtit (se Krishti nuk ka lind në Sicili, tregoni njerit), t'ia kthejë pra shpinën Izraelit (se Izraeli uk është në Perendim), Japonisë (asaj letërsisë fantastike japoneze), medicinës kineze, Konfuçit o pus, i thua Kosovës t'ia kthejë shpinën kulturës së Lindjes, sepse kujton se në Lindje ka veç myslimanë.

S'ka si ta dijë 'se është shumë zor me ditë' se Budizmi jeton atje në Lindje, Hinduizmi, Taoizmi (që kurgjë keq s'të mëson, veç të dashurosh, të jesh modest dhe i përulur).

Lindjen e Perendimin i lidh Abrahamizmi, sepse edhe Judaizmi, edhe Krishterizmi, edhe Islamizmi e pranojnë Abrahamin /Ibrahimin) si profetin e tyre të parë.

Prandaj, nuk ndahet me thikë e me shpatë Lindja e Perendimi, anipse edhe krishterizmi u përhapë me shpatë.

Se vet Mattheë tha: 'As mos t'ju shkojë mendja se kam ardhur këtu ta sjell paqen, por shpatën'.

Të thuash se Kosova është kundër kulturës lindore është kulmi i padijes.

Sepse, s'mund të jesh kundër 'Ribaureve' ' të Omar Khayyam 'natën kur flinja shpirti më tha pi, në gjumë dhe në varr s'ka lumëni'...,

kundër Rabinthrabat Tagorës, i cili lindi dhe vdiq aty ku jetoi dhe vdiq Shen Tereza, në Kalkutë.

Nevoja për të qenë kundër Lindjes është sëmundje, i ka mësu keq Kadare, që ta duan Perendimin e ta urrejnë Lindjen, anipse ekziston mundësia ideale vetëm ta duash Perendimin pa ndjerë nevoj ta urresh Lindjen (së paku kuzhinën mos ua urreni se bet e kanë).

Shqiptarët mund të ndjehen si të duan, por me letra 95 prej tyre janë deklaruar si myslimanë, prandaj të insistosh ta mohosh një popull është simptomë e shizofrenisë.

Ramushi i 'prinë' një populli të cilit ia mohon fenë dhe i shet mend e luks. Veç 'kralica' i ka

mbet me vnu n'kry dhe me dal me sabahlik t'livojzinit. Kaq i marrë është.

2. E Hashim Thaçit anipse shumë më i mençur dhe kalkulant se Ramushi, edhe atij po i kalon koha. Asgjë më nuk është dhe nuk do të jetë njësoj për Hashim Thaçin.

Atij ka filluar t'i shembet dheu nën këmbë dhe ky është lajm i mirë.

Insistimi i tij që me çdo kusht ta udhëheq dialogun me Serbinë është i mjerë.

Qejfi i tij dhe i ambasadores së tij pse i ndërroi dy fjalë me Medvedevin është edhe më i mjerë.

Hashim Thaçi është narcisoid i tmerrshëm, prandaj duke qenë i bindur se është më i madh se Kosova, duke mos ndjerë empati për njeri të gjallë përveç për veten, ai thotë se s'ka vija të kuqe për Kosovën në dialog me Serbinë, ndërsa, meqenëse s'i ka mbetur më kush del njëri 'nga djemtë e tij', Çollaku dhe e 'merr në mbrojte'. Kaq poshtë i ka ra katundi.

3. Edhe më poshtë se këtij, i ka ra Kadri Veselit, i cili për Bajram e lejoi veten ta keqpërdor ose ta përdorë për reklamë gjestin humanitar të Halil Kastratit me shpërndarjen e banesave për të varfërit.

Misionet humanitare nuk guxon të përdoren nga Kadri Veseli (as nga askush), shkaku se Kadri Veseli u dashuru në Prizrenin si me qenë Prizreni naj grua e obsesionuar, e s'lë mëkat pa bërë, mirësi pa keqpërdorur, gur pa lëvizur, për ta kthyer Prizrenin nën hekurat e PDK-së.

E mos të flasim për ata dy vëllezërit e rinj që u bën me shtëpi, pasi të shkretit u thyen e u turpëruan 'mirë' para kamerave...

Nuk thyhet egoja e një mashkulli kaq paturpësisht, se s'të duhet kulmi mbi kokë kur ta marrin krenarinë...

Humanizmi dhe dashuria s'duan reklamë.

Kurrë më pak s'jemi dashur, e kurrë më shumë s'e kemi reklamuar dashurinë.

Ka aq pak dashuri mes nesh, sa çudi qysh s'po bien kulmet e shtëpive: çudi qysh po bëhet gruri e mbi kokat tona po bie shi.

4. Për të na e nxirë jetën, PDK e ka zgjedhur për fushatë moton 'Dekada e Re'. Kjo është gjetja më depresive që ekziston, se i përzë popullin nga Kosova.

PDK me thënë 'Dakiku i Ri' edhe katastrofë për ne, lëre më delada. Vet ideja se këto grupe paramilitare, të paditura e të sharruara në krim, këta kriminelë e këto shtriga do të na diktonin jetën edhe për një dekadë, është shkatërruese dhe 'vdekjeprurëse' për ne.

5. Derisa Hashim Thaçi i amniston vrasësit shqiptarë të fëmijëve shqiptarë, e Ramush Haradinaj i bën shokë e i pret në zyre kriminelët serbë, ne duhet ta heqim, sikurse Erdogan në Turqi teorinë e Darvinit nga sistemi arsimor.

Sepse kur majmuni do të tregoj dominancë mbi tjetrin, çohet, i afrohet majmunit rival dhe e pëshurr n'trup; Ai që e pëshurr tjetrin majmun është më mangupi mes majmunëve, Rambo;

Sepse siç po shihet dikush-dikush nuk e ka pejardhjen as prej majmunit, por prej naj bishe, se majmuni nuk ia han lëvoren bananës e as nuk e han majmunin tjetër.

Altruizëm gjen mes kafshëve, por nuk gjen te kryeministri i Kosovës.

6. E Albin Kurti ende mbetet 'shpresa e dytë' për Kosovën, pas LDK-së.

E ka fatin tim Albini, qimen e ujkut. I flugën t'shkretit njerëzit pasi të bien.

Si ky bajati, Delaëie (ambasadori me shpirt të fjetur dhe dembel), në fund të mandatit e kuptoi se Albini ishte më i miri, i pakorruptuar kombëtarisht dhe materialishf, tash kur është vonë.

Mua për shembull më shkruajnë do ish kyeministra të Shqipërisë e më lavdërojnë për shkrime e lypin

m'u taku me mua e me tjerr llafe e muhabete.

Me pas fat unë më kish shkru Kryeministri Edi Rama, i cili hiç s'është larg mendsh se edhe ai do të më shkruaj pasi të del në pension.

7. Por, Edi Rama do ta rrëzojë teatrin më përpara. Sepse teatri është i vjetër. Shqiptarët e urrejnë vjetërsinë, pleqërinë, prandaj kur e ofendojnë dikë i thonë 'plak/plak', thuajse është turp me qenë plak/plakë.

Ashtu siç e konsiderojnë turp të jesh e ve, prandaj kur e shajnë gruan që s'mund e nënshtrojnë i thonë 'vejushkë'

Nuk e rindërton teatrin, si Venediku teatrot e veta, teatrin e vjetër La Fenice, as si Rusia Mariinsky Theatre në Shën Petersburg.

Edi Rama është duke vepruar si ISIS që veproi ndaj teatrit romak 2000 vjeçar të Sirisë dhe e bëri rrafsh me tokë. Njejtë është-shkatërrim i thonë. ISIS e ka shkatërruar teatrin në Siri për arsye ideologjike, kurse Edi Rama do ta shkatërrojë teatrin në Tiranë për pare dhe ekskluzivisht për pare.

As ISIS më zi s'kanë bërë.

Nuk rrëzohet historia e një godine veç pse është e vjetër dhe e shëmtuar, sepse është njësoj si ti vrasësh njerëzit ose t'ua shkatërroah jetën vetëm pse nuk duken bukur.

Unë e njoh atë teatër, kam qenë aty disa herë dhe ju bëj be juve dhe lidhem me kusht se shtëpia e Edi Ramës është shumë më e shëmtuar se Teatri Kombëtar.

Sepse, shtëpia e Edi Ramës është identike, ama identike sikurse burgu i Mitrovicës.

Pra, Edi Rama, do ta rrëzonte librarinë e baltosur e pa derë të Venedikut 'Acque alta' për ta ndërtuar mbi të një librari të fringo të re me dritare plastikës së zier (t'bardhë si bora) me xhama si pasqyre, moderne.

Se nuk di Italia të rrënojë ndërtesat e saj të vjetra e të shëmtuara, e të rindërtojnë kiç Dubai, veç u mbet ky ta mësojë dikë diçka.

Pra, e bën për të vjedhur pare, sepse koha e teatrit sikurse edhe e amfiteatrit për shqiptarët ka kaluar.

8. Tash problemi i ynë është se si të dukemi sa më seksi që është e mundur, ndërsa një ndër debatet më të thella ndër ne është se a duhet të duket seksi gruaja kur bëhet nënë. Unë mendoj se fëmiu mendon që nëna s'duhet të duket seksi...por debati vazhdon...????

Debat është se a është Anton Çeta i denjë për oborrin e Institutit Albanologjik, që siç ka thënë Kryetari i ASHAK më shumë ka shërbyer si fole e dashnorëve 'shkenctarë' sesa për studime.

Ku janë ato studime, aman aman Gjermoni.

9. Mëkati i Anton Çetës dhe i fytyrës së tij të butë si të engjëllit është se hiç nuk është dasht t'i pajtojë shqiptarët, se vjen dita njëfarë Hasani të mohon. Dhe të mohon katundarçe, si ata meshkujt kur i braktisnin femrat ktyneherë (se tash u përkeqësu gjendja në këtë aspekt, të braktisin pa rahmet), u thonin 'po të lë se ti e meriton një burr? më të mirë se unë'.

Në rastin e këtij 'Hasanit' nevojitet një Erdogan që e shtin në burg për qejfi plus e dënon për fyerje të një njeriu të urtë e të madh, siç ishte Anton Çeta.

10. Të gjitha çmimet janë shtrenjtuar (edhe limoni që me një kg limona i tharbon një ushtri) s'kanë lënë gjë pa bërë për t'i plaçkitur bashkëatdhetarët.

Gjynah. u bë Kosova vend turistik për bashkëatdhetarët.

Gjithë javën nxen dielli, e çdo fundjavë bie shi;

Shiu e shkatërroi grurin dhe disponimin tonë.

Dy fëmijë të klasës së dytë po i dëgjoj nga dritarja duke folë shumë keq për një shok të tyre të tretë. Po e përshkruajnë si dikush që mbathka patika të kuqe dhe diqysh kur flet po thonë çfarë zëri ka e qysh i dalin dhëmbët...

U prishë dynjaja që në barkun e nanës.

Të gjithë flasin keq për njëri-tjetrin.

Kur pushojnë thashethemet, mbretëron heshtja. Nëse s'je intrigant-s'mund të jesh shok i askujt.

Asgjë mirë nuk po shoh as nuk po dëgjoj, por ama unë do të vazhdoj ta pres dashurinë derisa ta harroj emrin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat