Veseli: Themelet e demokracisë franceze përbëjnë vlera bashkëkohore

Aktuale

Veseli: Themelet e demokracisë franceze përbëjnë vlera bashkëkohore

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 23:29
Francë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka uruar popullin francez në shënimin e Ditës Kombëtare të Francës, duke vlerësuar se “themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë”.

“Njëra nga demokracitë më të afirmuara dhe më të konsoliduara në botë feston datëlindjen. Themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë. Urojmë popullin francez në këtë ditë të shënuar historike”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat