Zv/ministri i FSK-së: 2018-ta, vit i Ushtrisë!

Aktuale

Zv/ministri i FSK-së: 2018-ta, vit i Ushtrisë!

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:14
FSK

Zëvendës ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani është shprehur optimist se Kosova e ka vendin e sigurtë në NATO.

Këto komente Ramadani i ka bërë në llogarinë e tij personale në Facebook, pasi mbrëmë Maqedonia ka festuar ftesën për anëtarësim në NATO, sipas tij, Mali i Zi para një viti (2017) ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009.

Më tutje, numri dy i FSK-së ka shtuar se viti 2018 do të jetë ai kryesorë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë:

Kosova e ka vendin në NATO

Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009.

Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, derisa prezenca e misionit-të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dedaka.

Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme.

Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin.

Një gjë është e qartë:

Viti 2018 është viti i ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat