Rrena me Kos e Hashim Thaçit pas takimit të Haradinajt me Millan Radojçiqin

Aktuale

Rrena me Kos e Hashim Thaçit pas takimit të Haradinajt me Millan Radojçiqin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:53
Thaçi është takuar sot gjatë ditës me Lushtakun.

Presidenti i Kosovës ka ‘ekzagjëruar’ një princip të tij sa i përket takimeve zyrtare në presidencë duke deklaruar se njerëz që ‘kanë probleme me ligjin’  nuk mund të jenë prezentë në takimet e tij.

Në anën tjetër ai para kësaj deklarate ka përdorur autoritetin e tij zyrtar për të dekoruaru njerëz për të cilët kanë problem me ligjin.

Para dy ditësh, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Gjatë kohës kur Thaçi po vizitonte një fabrikë vendore u pyet lidhur me takimin e Haradinajt me Milan Radojçiqin dhe Goran Rakiq, nënkryetari dhe respektivisht kryetari i Listës Serbe.

Ai potencoi se si President mund të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por sipas tij jo me ata që kanë probleme me ligji.

“Unë takohem me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Takohem për të disktuar për hapat të mëtutjeshme të vendit në procesin euroatlantik… por edhe për të komunikuar dhe për t’iu shërbyer të gjithëve. Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, ka thënë Thaçi.

Duke mos bërë krahasime në mes të personaliteteve që do të jenë pjesë e këtij shkrimi, Krypometri ka veçuar disa takime që Thaçi kishte me personat që kanë pasur ose kanë probleme me ligjin. Më datën 22 shkurt të këtij viti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se ka dekoruar ish-gjeneralin e UÇK-së, Sami Lushtaku.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi çmoi kontributin e ish-Kryetarit të Skenderajt për lirinë e Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi ai.

Sami Lushtaku që kishte shërbyer si Kryetar i Komunës së Skenderajt aktualisht po përballet me tre aktakuza të ndryshme për vepra penale.

Aktakuza e parë e rastit të njohur si KEK2 e ngarkon Lushtakun për veprën penale të shtytjes në keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa aktakuza tjetër ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja në kohën sa Lushtaku ndodhej në paraburgim në Rastin “Drenica”.

Rishtazi, Sami Lushtaku u bë pjesë edhe një aktakuze që ka të bëjë me mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve

Prokuroria e Gjakovës në maj  ka ngritur aktakuzë për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve ndaj Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi së bashku me  pesë persona të tjerë, përfshirë Sami Lushtakun.

Image

Në fund të vitit të kaluar, në medie u publikua videoja që u tha se është xhiruar në festën që Fatmir Limaj e organizuar në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, policia dhe prokuroria kishin filluar hetimet.

Në video shihet që Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe i liruari tjetër nga akuzat Endrit Shala, gjuajnë me armë pa kontroll, vetëm duke hapur dritaret e odës ku festojnë lirimin e Limajt.

Thaçi gjatë kohës sa ishte kryetar i PDK-së ishte kritikuar që për kryetar të komunave kishte kandiduar persona me aktakuza. Pjesë e PDK-së ishte edhe Xhabir Zharku i cili u dënuar me vendim të formes së prerë, por ai iku në Suedi dhe nuk e vuajti denimin.

Thaçi është takuar sot gjatë ditës me Lushtakun./kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat