“Nuk ka vullnet politik për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit”

Aktuale

“Nuk ka vullnet politik për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit”

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 23:54
Oliver Ivanoviq

Nesër bëhen gjashtë muaj që nga vrasja e liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Dy muaj pas vrasjes së tij, hetimet për zbardhjen e krimit i mori në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Nënkryetarja e partisë të cilën dikur e drejtonte Ivanoviq, Ksenija Bozhoviq i ka thënë agjencisë së lajmeve “Beta”, se askush nga familja apo miqtë e Ivanoviqit nuk ka marrë ndonjë informacion të ri nga hetimet lidhur me rastin.

“Ndërsa koha po kalon, ne po e shohim se e vërteta nuk i përshtatet as Qeverisë së Kosovës e as asaj së Serbisë, mirëpo as komunitetit ndërkombëtar”, deklaroi Bozhoviq.

Tutje, ajo tha se sipas saj nuk ekziston vullneti që e vërteta mbi vrasjen e Ivanoviqit të zbardhet .

“Është e qartë që nuk ka vullnet politik, sepse siç duket fajtori qëndron prapa tyre. Nuk shoh ndonjë arsye tjetër”, u shpreh ajo.

Siç thotë Bozhoviq, i vetmi zhvillim i ri në këtë drejtim është takimi mes hetuesve nga Prishtina dhe Beogradi.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti përpara zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat