Vllasi: E paqartë se si do të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi

Aktuale

Vllasi: E paqartë se si do të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 07:06
Azem Vllasi

Analisti dhe ish-zyrtari i lartë jugosllav, Azem Vllasi ka thënë se ende nuk është e qartë kur dhe si do të përfundojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Vllasi ka theksuar se statusi i Kosovës si shtet është zgjidhur në vitin 2008.

“Në Beograd thonë se nuk e njohin Kosovën si shtet dhe se çështja duhet zgjidhur”, është shprehur Vllasi për medien boshnjake ‘vijesti.ba’, përpara raundit të ardhshëm të dialogut.

Sipas tij, në Bruksel nuk do të flitet për statusin e shtetit të Kosovës pasi ajo tanimë është njohur nga 115 shtete anëtare të OKB-së, ka integritetin e vet territorial dhe strukturën e brendshme kushtetuese si shtet sovran, përcjell lajmi.net.

“Pala serbe është mjaft konfuze. Në Beograd nuk e mohojnë se nuk do të ketë njohje. Aleksandar Vuçiq e pësërit se Serbia është për kompromis, por nuk e thotë saktë për çfarë bëhet fjalë”, ka shtuar Vllasi.

Analisti nga Kosova mendon se në raundin e ardhshëm të dialogut – asgje e veçantë nuk do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat