“Kur serbi e mbron Kosovën më shumë se presidenti Thaçi”

Aktuale

“Kur serbi e mbron Kosovën më shumë se presidenti Thaçi”

Nga: N.H Më: 16 korrik 2018 Në ora: 07:56
Hashim Thaçi

Opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj, ka bërë një koment rreth takimit që do të mbahet të mërkurën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.

Ai thotë se presidenti Thaçi nuk është legjitim, pasi që, sipas tij, ky i fundit e rrëmbeu me forcë timonin për t’i udhëheqë bisedimet finale me Serbinë pa ndonjë autorizim nga Kuvendi.

Tutje, Maxharraj thotë se, ky njeri që mbi shtatë vjet merr pjesë në këto bisedime të pafundme, të paqarta dhe konfuze dhe nuk solli asgjë të mirë për Kosovën.

Ja postimi i plotë i Maxharrajt:

Kur serbi e mbron Kosovën më shumë se presidenti Thaçi

Në një postim timin të para do ditëve me titull “Kriminieli Vuçiq dhe “paçesori”Hashim Thaçi”,e pata quajtur Vuçiqin si kriminel lufte i cili tashti po bisedon për “paçe” me “paqësorin” Hashim Thaçin, sepse Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit dhe bënte pjesë në partinë shoveniste-çetnike të Milovan Sheshelit. Por, disi Hashim Thaçi sikur nuk u pajtu me këtë duke thanë së është fat i mirë që po bisedonte me “paqësorin”, pra njeriun e paçes Vuçiq.

Hashim Thaçi e rrëmbeu me forcë timonin për ti udhëheqë këto bisedime finale me Serbin pa ndonjë autorizim nga Parlamenti, pa një konsensus dhe unitet te brendshëm. Ky njeri që mbi shtatë vjet merr pjesë në këto bisedime të pafundme, të paqarta dhe konfuze nuk solli asgjë të mirë për Kosovën, asnjë marrëveshje me vlerë për të mirën e Kosovës, pos që të gjitha ishin të dëmshme për Kosovën. Na e solli demarkacionin me Malin e Zi ku i humbëm mbi 80 mijë hektarë tokë, e nënshkroi me 2015 marrëveshjen më të rrezikshme për Kosovën për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe,e cila ishte me 23 vërejte të kundërta me Kushtetutën. Ky njeri sikur donë që nëpër derën e kapiçikut të sjell një “mini shtet serb” brenda Kosovës,e kjo do të ndodhë nëse zbatohet marrëveshja tinëzare që ai e ka nënshkruar në Bruksel. Është plot pompozitet kur thotë se duhet të bisedohet rrafsh pakushte e vija të kuqe me Serbin, ani pse Serbia që 19 vite insiston që vija e kuqe të jetë te Ura e Ibrit, të cilën urë nuk pati guxim kurrë ta kalojë Hashim Thaçi. Duhet të bëjmë kompromise të dhembshme me Serbinë, kur Serbia nuk benë kurrfarë kompromisi për Kosovën. Duke i pasur parasysh të gjithë këto ky njeri nuk e ka përkrahjen që ti vazhdoi këto bisedime, sepse nuk ia kanë besën, sepse mund lehte të”bëjë kompromise të dhimbshme” në dëm të Kosovës, e sidomos kur është fjala të formimi i Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe me kompenteca ekzekutive, që faktikisht jo vetëm që është antikushtetues, por në thelb e prekë edhe sovranitetin e Kosovës, sepse kështu Veriun e Kosovës e ka në dorë Beogradi, udhëheq e qeverisë më të si të dojë,e kjo ngadalë qon deri te ndarja totale e veriut.

Pra “Thembra e Akilit” në këto bisedime do të jetë formimi i Asociacionit te Komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive. Kjo do të ndodhë nëse Thaçi nuk do te ndalohet,sepse për këtë ai e ka nënshkruar marrëveshjen në Bruksel qysh ne vitin 2o15 pa e vete askënd. Pra, e ka ngrënë karremin,se a do ti jetë ne fyte varet nga ajo se a do te ndalet ky njeri apo jo.

Por, jo vetëm shqiptarët që nuk pajtohen me këtë “doktrinë shkatërruese”te Thaçit,por ka edhe zëra te arësyeshëm edhe nga ana e Serbeve te Kosovës te cilët e kundërshtojnë Thaçin duke në mbrojtje Kosovës me shumë se Hashim Thaçi. Njeri ndër ta është edhe ish ministri për Komunitet dhe Këthim ne Qeverin e Kosovës Sllavisha Petkoviq.

Sllavisha Petroviq nuk është serb hibrid i Kosovës,nuk është ndonjë kriminel i tipit te Aleksandër Vuçiqit Daçiqit, Milosheviqit apo Sheshelit, por është një qytetar i Kosovës si te gjithë te tjerët,nuk banë dallim se a je ti shqiptarë apo serb. Fill pas luftës e formoi Partin e tij,e cila edhe fitoj shume vota ne Parlamentin e Kosovës ,ku edhe vete u ba ministër,i cili sa ishte ministër nuk e kishte mendjen e as syt nga Beogradi por kah Kosova. Për këtë arsye Beogradi e shihte si te “rrezikshëm” dhe hyri ne veri me forcën me te madhe për ta qite jashtë rrjedhave politike Sllavisha Petkoviqin,duke e formuar njëfarë “Lista Srpska”, me plotë serb kriminelë, hajna, te korruptuar te tipit Radojçiq te cilit Ramusha Harajdinaj po i bie ne gju, te cilët me forcë e zapuen Veriun për interesa te Beogradit,dhe së kjo “Lista Srpska” me mendje e sy nuk është kah Kosova por nga Beogradi,vepron dhe zbaton çdo gjë së çka ju thotë “paqësori” i Hashim Thaçit Aleksandër Vuçiq.

Sllavisha Petkoviq këto ditë edhe u prononcua publikisht duke thanë se na serbët e Kosovës nuk duhet te kemi me shumë të drejta te garatuara me Kushtetutë se sa qe kanë pakicat tjera kombëtarë ne Kosovë. Petkoviq nuk pajtohet me Hashim Thaqin edhe kur është fjala për formimin e Asociacionit te Komunave me shumicë Serbe.Ai thotë se ne Kosovë duhet te jetojmë se bashku e jo ndaras. Nuk mund te këtë sistem te tretë juridik te pushtetit,nuk duhet te ketë ”mini shtet” ne shtetin e Kosovës, nëse nuk ndalet Projekti i Hashim Thaqit kjo do te ndodhë në Kosovë,kjo puna e Asociacionit është ide e keqe thotë Petkoviq,sepse nuk duhet dhe nuk mund te ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive,sepse de facto kjo do të ishte ndarja e Kosovës,sepse Asociacioni sipas tij do ti prishte edhe kufijtë e Kosovës,dhe kjo nuk është zgjidhja me e mirë,sepse do te çonte Kosovën edhe ne ndonje luftë eventuale,duke përfunduar se na serbet ne Kosovë nuk mund te kemi me shume te drejta së sa qe kanë komnitetet tjara pakicë ne Kosovës. E qartë,shumë i çartë është ky njeri i cili po rezonon me esull së sa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pra, ky është qëndrimi i një ish ministrit ne Qeverinë e Kosovës, kështu mendojnë edhe shumë serb të tjerë te cilët dëshirojnë te jetojnë ne paqe me shqiptaret dhe te tjerët ne Kosovë,por kështu nuk mendojnë kriminelët serb te rreshtuar dhe te kapur nga Beogradi përmes te ashtuquajturës”Lista Serpska” të kapur nga krimineli ordinar Radojçiq,te cilët nuk e kanë qellim jetesën e përbashkët ne Kosovë,por ndarjen e saj,e cila sipas tyre do te vije përmes formimit te Asociacionit te Komunave me shumicën serbe me kompetenca ekzekutive qe bie ndeshë me Kushtetutën dhe e atakon direkt sovranitetin e Kosovës.

Se a do te vije deri te kjo mbetet te shihet,por nje gjë është e qartë se nëse Hashim Thaçi lihet i vetëm ne këto bisedime kjo edhe do te ndodhë dhe Kosova do te futet ne ngatërresa edhe me te mëdha. Klasa politike tash ose kurrë duhet te jete ne krye te detyrës qe te mos e lejoj te ndodhë kjo. Kjo mund te anashkalohet duke e formuar një ekip unitetit, pa Thaçin ne krye,me platformë dhe kërkesa të qarta se çka donë, pa kompromise, sepse Kosova nuk ka se për çka ti beje Serbisë kompromise sepse nuk i ka asgjë borxh.

Po pse jo, në këtë ekip të unitet të përfshihe edhe ndonjë serb i kalibrit të Sllavisha Petkoviqit, i cili po i del në mbrojtje Kosovës më shumë se sa shumë pushtetarë tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat