Berisha: Pasi policia serbe dështuan për të më likuiduar filluan ofensivën hakmarrëse kundër UÇK-së!

Aktuale

Berisha: Pasi policia serbe dështuan për të më likuiduar filluan ofensivën hakmarrëse kundër UÇK-së!

Nga: N. Sh Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:52
Zafir Berisha

Ish komandanti i UÇK-së, tash deputet i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka rrëfyer një ngjarje për 16 korrikun e vitit 1998.

Ai thotë së, në atë kohë policia e Serbisë kishin dështuar me likuidua Berishën, andaj si hakmarrje kanë filluar që të nisin një ofensivë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Sipas tij, edhe pas kësaj ofensive policia serbe ishin larguar të turpëruar dhe me humbje të mëdha pas luftës që u zhvillua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lexojeni të plot shkrimin e Berishës:

BETEJA PËR LIRI A VDEKJE E 16 KORRIKUT 1998 NË VRRI TË PRIZRENIT (PARA 20 VITEVE).

Pas dështimit të policisë serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur me 7 korrik 1998 ku kishte marrë pjesë personalisht edhe kom. i policisë serbe në Prizren Shekiç, po atë muaj me 16 korrik forcat të mëdha serbe marrin një ofensivë hakmarrse kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin e Vrrinit të Prizrenit. Atë ditë isha me Remzi Ademaj /Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit në Jeshkovë duke u konsultua për disa aktivitetet luftarake. Duke biseduar të tre filluan të dëgjohen krismat e mitralozit…

Kompania e Batalionit parë në Tusuz ka pranon luftën ballë për ballë me forcat e armikut. Krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë rajonin Vrrinit që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të Shtabit krismat e luftimeve u përhapen edhe në Kulla të Hoqës dhe Laku Billushës, Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë për te Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi në drejtim të pozicioneve nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit.

Pasi arrita në vijat e frontit te vendi ,,Kulla,, nga aty e pash se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona edhe në Billushë, vetëm e vetëm qe njësitet e UÇK-së nga ai fshat mos mund të vinin ne ndihmë në Hoqë të Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shumë forcat tona qe vepronin atje.

Atëherë unë shkoj e i marrë disa nga luftëtarët e Kompanisë së Billushës dhe futemi nga mbrapa forcave të armikut dhe i sulmojmë në befasi, ndërsa nga pjesa e sipërme përpos luftetarve nga Hoqa ishte edhe Ymer Shala-Kaqaku e Avdi Shala me një pjesë të luftetarve nga Jeshkova. Forcat serbe me panik largohen drejtë bazave të tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha. Luftimet u ndërprenë edhe në Tusuz ku përveç Xhevtat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, që të tre tani Hero te Kosovës.

16 Korriku i 1998 përpos që ishte një ditë lufte e ashpër, ishte edhe moti i nxehtë dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit qe dilte nga grykat e pushkëve e bënte te vetën, dhe nevojen per ujë në buzet e thara.

Lufta për lirin e Kosovë vazhdoj me shumë beteja e aksione kundër okupatorit serbë deri me 12 qershor 1999 ku përfundimishtë i ipet fundë sundimit shekullor sllavë në tokat tona.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat