Gjyqtari në pushim, shtyhet seanca ndaj Sami Lushtakut

Aktuale

Gjyqtari në pushim, shtyhet seanca ndaj Sami Lushtakut

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:31
Pamje nga gjykimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot ka qenë e paraparë që të vazhdojë gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe gjashtë personave të tjerë të akuzuar lidhur me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut. Por seanca gjyqësore është shtyrë për shkak se njëri nga anëtaret e trupit gjykues, gjyqtari Shashivar Hoti është në pushim vjetor.

Për shkak se gjyqtari Hoti do të jetë në pushim vjetor deri me datën 6 gusht atëherë edhe seancat të cilat kanë qenë të caktuara për datat 18 dhe 19 korrik janë shtyrë.

Seancat e radhës janë caktuar për datat 24 gusht dhe 12 dhe 14 shtator

Të akuzuar për këtë tender janë drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, ish- kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish- drejtori i prokurimit Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim, raporton kallxo.

Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat