"Kosova de fakto nuk i meriton vizat"

Aktuale

"Kosova de fakto nuk i meriton vizat"

Nga: H.Orana Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:46
Ilustrim

Të enjten, Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitros Avramopoulos, do të qëndrojë në Prishtinë. Siç thuhet në media zyrtari i lartë i BE-së, gjatë një fjalimi në Kuvend, pritet që ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave.

Megjithatë, njohësit e çshtjeve politike në vend thonë se Kosovës i është ofruar mundësia për liberalizimin e vizave kohë më parë, por zyrtarët përgjegjës nuk kanë plotësuar as kriteret më elementare. Kështu mendon analisti Skender Zogaj.

Image
Skender Zogaj

“Bashkësia ndërkombëtare mundësinë për liberalizimin e vizave ia ka ofruar kahera, mirëpo Kosova nuk e ka dashur, sepse, si për inati, këmbëngulshëm nuk i ka realizuar as detyrat më elementare dhe të domosdoshme për hyrje në familjen e botës së civilizuzr! Kosova ende është plot krime, me shkallë të lartë korrupsioni, pa drejtësi funksionale, më arsim te falsifikuar, shëndetësi sakate, me institucione të kapura nga nëntoka mafioze etj”, thekson Zogaj.

Ai thotë më tutje se kësisoj, Kosova nuk i meriton vizat edhepse Evropa po do të na japë përgjigje pozitive. Sipas tij, gjërat e pamerituara do të kenë kosto të lartë.

“Prandaj, Kosova de fakto nuk i meriton vizat! Mirëpo Evropa me gjasë po don me i mshel sytë dhe ka gjasa që të jep përgjigje pozitive. Por, kjo nuk duhet të na gëzojë  shumë sepse, gjërat e pamerituara e kanë koston e lartë hakmarrëse, dhe mund të na ndodh që aq sa po i kërkojmë vizat tash, nesër mund t’i mallkojmë”, thotë analisti Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat