BE e gatshme të ndihmojë Kosovën nëse vendos të nisë vetingun

Aktuale

BE e gatshme të ndihmojë Kosovën nëse vendos të nisë vetingun

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:45
Ilustrim

Komisioni Evropian shprehu gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet kosovare me vetingun e zyrtarëve të sistemit gjyqësor nëse ata vendosin të fillojnë procesin e ngjashëm me atë të Shqipërisë, i cili është ende në vazhdim.

Një zyrtar i BE-së i tha agjencisë dtt-net.com, se vendimi mbi vetingun eventual në Kosovë i takon institucioneve në Prishtinë dhe se nëse vendimi është pozitiv, Komisioni Evropian do të ishte gati të ndihmonte.

“I mbetet Kosovës të vendosë për organizimin e sistemit të saj gjyqësor, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor”, zyrtari anonim tha për dtt-net.com.

Komisioni Evropian po mbështet përpjekjet e Shqipërisë në ndërmarrjen e procesit të vetingut, “i cili u krijua në përputhje me kushtetutën dhe të përshtatur me kontekstin dhe nevojat e vendit”, që synon pastrimin e sistemit gjyqësor nga gjyqtarët, prokurorët dhe policët e korruptuar dhe organi ekzekutiv do të ndihmonte Kosovën gjithashtu, tha zyrtari i BE-së.

“Nëse partnerët e tjerë kërkojnë mbështetjen e Komisionit për të kryer procese të ngjashme, Komisioni do të shqyrtojë rrethanat specifike të vendit, duke përfshirë proceset e mëparshme ose ekzistuese për të vlerësuar gjyqtarët, prokurorët dhe profesionet e tjera ligjore. Një proces i tillë do të kërkonte konsensus të gjerë midis të gjithë aktorëve në shoqëri”, tha burimi.

 Që kur reforma gjyqësore në Shqipëri e mbështetur nga BE dhe SHBA, u nis në vitin 2016, kjo ide u përmend disa herë në Kosovë nga shumë politikanë kosovarë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kurse, me procesin e vetingut në Shqipëri, disa gjyqtarë dhe prokurorë humbën vendin e punës për mos justifikimin e pasurisë së tyre. Procesi është në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat