Politikani serb tregon skenarin për trazirat në Kosovë, ja si do të vritej polici në Kosovë që faji t’u mbetej shqiptarëve

Aktuale

Politikani serb tregon skenarin për trazirat në Kosovë, ja si do të vritej polici në Kosovë që faji t’u mbetej shqiptarëve

Nga: P.R Më: 16 korrik 2018 Në ora: 21:30
Policia e Serbisë

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd është mbajt konferenca për media e organizuar nga Nikola Sandulovuc, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, ku morën pjesë dëshmitarë kyç të cilët tregojnë për inskenimet dhe skenarët e qeverisë Vuçiç për nxitje trazirash në Kosovë.

“Porosinë dhe organizimin e vrasjeve nga organet e sigurisë serbe... Dejan Plashevic, Nënoficeri i Brigadës 63 Parashutiste, rrëfen se ka marrë urdhrin për të vrarë policin serb Sasha Lukovac në territorin e Kosovës dhe faji më tej t'ju mbetej Shqiptarëve. Pasi i pyeti bashkëpunëtorët e tij të UDB-së për kënd bëhet fjalë e kupton se bëhej fjalë për një polic të ndershëm dhe që nuk e kryen këtë urdhër. Nga ky moment fillon ferri për të dy! Si mund ti besohet një qeverie si ajo e Vuçiç /Daçiçit e cila vret njerëzit e vet për t'ju lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar në faqen e tij në facebook, Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, përcjellë “Bota sot”.

Kurti, në faqen e tij në facebook, ka paraqitur edhe videon me titra shqip nga kjo konferencë, të cilën mund ta shikoni më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat