Limaj jep lajmin e madh: Të mërkurën e marrim rekomandimin pozitiv për vizat

Aktuale

Limaj jep lajmin e madh: Të mërkurën e marrim rekomandimin pozitiv për vizat

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 22:15
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se një nga arsyet e vizitës se liderëve në Bruksel është pikërisht cështja e vizave.

Limaj pret që të mërkurën, Kosova të marrë rekomandimin pozitiv për vizat. Limaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye teknike që qytetarët e Kosovës me mbet të izoluar.

“Ne duam një perspektive të qartë. Përveç rekomandimit është edhe një rrugë e gjatë. Kosova është trajtuar në mënyre jo të barabartë se vendet tjera. Ne nuk duam favorizime. Është koha që edhe Kosova të shihet nga Brukseli ashtu sic shihen vendet tjera europiane. Ne nuk jemi emigrant. Ne duam të marrim vendin ku na takon në familjen europiane”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se qeveria aktuale ka nisur një serë projektesh. Megjithatë, ka thënë deri në vjeshte nuk mund të nxirren vlerësime përfundimtare.

Limaj ka thënë se duhet reformimi i sistemit pensional. Duhen bërë disa ndryshime në ligje ka theksuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat