Ulet dënimi për vrasjen e Ilmi Lufajt

Aktuale

Ulet dënimi për vrasjen e Ilmi Lufajt

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:46
Gjykata Themelore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë, e shpalli fajtor dhe e dënoi me 10 vite burg, ish rreshterin policor, Shefqet Kameraj për vrasjen e Ilmi Lufajt para stacionit policor në Deçan, në prill të vitit të kaluar.

Gjykata Supreme e Kosovës e kishte kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt. Vendimi i Gjykatës Supreme për kthimin e rastit në rigjykim kishte ardhur pas ankesë së palës mbojtëse.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Pejës e kishte dënuar ish-rreshterin policor, Shefqet Kameraj me 13 vite burgim    për vrasjen Ilmi Lufajt.

Më pas Gjykata e Apelit, kishte marrë vendim që rreshteri Kameraj të dënohej me 16 vite burg për vrasjen e Lufajt.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, rreshteri policor Shefqet Kamberaj akuzohet se për motive të hakmarrjes kishte vrarë Ilmi Lufajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat