Ndonëse ditë më parë është paralajmëruar nga ish ambasadori Lulzim Peci se Kosovës do t’i shtohet edhe një kusht për liberalizimin e vizave që ka të bëjë me bartjen e kompetencave nga EULEX tek vendorët, njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Blerim Burjani konsideron se nuk do të duhej të ketë më kushte të reja.
Ai ka thënë për “ Bota sot” se këto kushte janë të mjaftueshme, dhe ne assesi nuk duhet pranuar edhe kushte tjera të reja.
“Nuk e besoj se do të ketë kushte të reja pasi këto që tashmë janë mendoj se janë të mjaftueshme. Bashkëpunimi me Gjykatën Speciale më herët ishte mjaft aktual tek qarqet ndërkombëtare, andaj nuk e besoj se kjo ndërlidhet me liberalizim të vizave, pasi që liberalizimi është liri dhe si e tillë është e papranueshme edhe në spektrin ndërkombëtar. Prandaj kujtojë se kushte nuk duhet të ketë më assesi, sepse janë të pa pranueshme. Nëse veç do duheshin kushte mendoj se do të duheshin vetëm kushtet teknike të zgjerohen dhe mjafton” është shprehur njohësi i çështjeve juridike dhe politike Burjani.