Delegacioni i Kosovës në takim me Mogherinin, jepet sinjali për vizat

Aktuale

Delegacioni i Kosovës në takim me Mogherinin, jepet sinjali për vizat

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 07:16
Pamje nga takimi në Bruksel

(E plotësuar) - Pas takimit me delegacionin e Kosovës, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter.

“Federica Mogherini këtë mëngjes në Bruksel në takim me Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ajo.

Pas këtij takimi, Mogherini do të takojë dy presidentët, atë knga Kosova Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq.

Veseli optimist, sot marrim lajmin e madh për vizat

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit me Mogherinin ka thënë se ka një lajm shumë të mirë për qytetarët e Kosovës.  I pari i Kuvendit është deklaruar optimist për raportin e KE-së për vizat, duke thënë se Komisionieri Avramopoulos do të jap lajmin pozitiv për vizat dhe se raporti do të jetë pozitiv.

“Sot do të jetë një lajm shumë i mirë për qytetarët. Avrampolus do të jap lajmin pozitiv për vizat në ora 11 e 30, ku rekomandimi do të jëtë pozitiv. Është hap i parë, është historik. Ne ishim bashkarisht me Mogherinin për të treguar përkushtimin tonë për dialog dhe se jemi unik. Presim njohje nga Serbia, jemi në konsultime për paqe”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se Presidenti Thaci është duke e vazhduar takimin me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.

I pyetur se pse nuk janë ata në takim, ai ka thënë se respektojnë protokollet shtetërore.

Haradinaj flet pas takimit, tregon se çfarë iu tha evropianëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar për takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogeherini.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë dëshmuar se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

Sot në Bruksel, bashkë me Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, takuam përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë”, ka thënë i pari i ekzekutivit.

Ai ka theksuar se normalizimi i marrdhënive ndërmjet dy vendeve duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar ai.

***

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kociancic, ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në “Twitter” bashkë me politikanët e Kosovës.

Aty e shohim delegacionin e Kosovës në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Kociancic në postimin e saj flet edhe për arsyet e këtij takimi të prijësve me Mogherini-n, duket theksuar çështjen e liberalizimit të vizave dhe prespektiven evropiane.

“Federica Mogherini takohet me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin e EU të dialogut, por po ashtu të diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së” ka shkruar Kocijancic në llogarinë e saj në “Twitter”.

Kosova për herë të parë me delegacion të gjerë në dialog

Sapo ka filluar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës i prirë nga Presidenti Thaçi me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar një delegacion të gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit.

Në këtë takim do të diskutohet për modalitetet e fazës së fundit të dialogut me Serbinë.

Media mëson se mbrëmë delegacioni i Kosovës është takuar me përfaqësues të lartë të departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut.

Në orët në vazhdim, pritet të ketë edhe një takim ndërmjet Presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Vuçiq.

Image
Pamje nga takimi në Bruksel

***

Delegacioni i Kosovës ka takuar përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini, ku pritej të diskutohet për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Takimi zgjati rreth 30 minuta. Ata tash po mbajnë një konferencë për media.

***

Rreth orës 9:00 pritet të fillojë takimi i delegacionit të Kosovës me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini, ku do të diskutohet për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

***

Tri çështje kryesore do të jenë në tavolinën e diskutimit mes krerëve të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Marrëdhëniet Kosovë-BE, liberalizimi i vizave dhe dialogu me Serbinë, do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në takimin e sotëm në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke konfirmuar takimin theksoi se çështja kryesore do të jetë liberalizimi, edhe ashtu i vonuar për qytetarët e vendit.

Kreu i ekzekutivit dje është deklaruar  se vendimi i Komisionit Evropian është vetëm një, nga tri vendimet që duhet t’i marrë BE-ja, për t’ua mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

“Do ta kemi një prej tri momenteve, pra një prej tri vendimeve, është vendimi i Komisionit për ta hap procesin, pra vlerësimi që i kemi përmbushur kriteret e pritura, të paktën ashtu po pritet që të jetë. Mirëpo, nuk bërë të gëzohemi dhe të mendojmë që është kryer puna. Të gëzohemi po, se u hoq pengesa e parë, por janë edhe dy tjera. Duhet të jemi serioz në punë, është shumë e mundshme, ky proces nuk ka kthim mbrapa pas atij vlerësimi, mirëpo kohëzgjatja mund të varion, në vend se të ndodh në fund të këtij viti, mund të na shtyjnë. Pra ne duhet ta bëjmë punën që të ndodh në fund të këtij viti se edhe ashtu është bërë shumë vonë”, theksoi ai.

Liderët politikë takojnë Mogherinin

Liderët presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, sot në mëngjes do takohen me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kp mëson se temë diskutimi do të jetë dialogu. Nuk dihet nëse presidenti Thaçi do takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas burimeve, pritet që liderët nga Kosova do kenë takim edhe me Komisionerin Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.

Takimi me Mogherinin është herët në mëngjes, ndërkohë agjendë e gjatë do të jetë në Bruksel, kohë kjo kur pritet që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për vizat, që është hapi i parë për daljen nga izolimi të popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat