Skandal: Gjatë vitit 2018 vetëm 18% të ligjeve janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës

Aktuale

Skandal: Gjatë vitit 2018 vetëm 18% të ligjeve janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës

Nga: N. Sh Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:35
Kuvendi i Kosovës

Analisti Artan Murati ka treguar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 18% të ligjeve që nda janari i vitit 2018 e deri më tani.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe 8 ligje ishin në plotësim, 5 ligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vetëm 14ligje të reja.

Murati thotë se edhe 55 projektligje janë në procedurë për shqyrtim ndërsa 62 tjera nuk janë përgatitur ende.

“Nga muaji janar 2018 deri tani Kuvendi ka arritur që të miratojë 27 ligje apo 18% të planifikimit për vitin 2018. Prej ligjeve të miratuara, 8 ligje ishin në plotësim/ndryshim, 5 ligje për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe 14 ligje të reja. Ndërkohë në komisionet parlamentare, në procedurë për shqyrtim janë edhe 55 projektligje (38%), ndërsa 62 projektligje (43%) nuk janë përgatitur ende”, shkruan analisti Artan Murati, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat